BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA/Kovid-19: MBi 450 mijë të infektuar, 16.111 të vdekur

SHBA-ja po i afrohet numrit - gjysmë milion të infektuar me koronavirus.

Nju-Jork, 10 prill 2020 (MIA) – SHBA-ja po i afrohet numrit – gjysmë milion të infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave referenciale nga uebfaqja e Universitetit, “Xhons Hopkins” në Uashington, në SHBA ka 455.445 raste të Kovid-19 të konfirmuara që nga 23 janari dhe 16.111 të vdekur.

Në SHBA dje janë regjistruar 20.518 raste të reja, dhe 1.326 vdekje në vetëm një ditë. Deri më tani, 24.562 janë shëruar plotësisht, 414.769 janë raste aktive, nga të cilat 9.813 janë në gjendje kritike.

Vatra e epidemisë amerikane është në shtetin dhe qytetin e Nju-Jorkut, prej ku CNN raporton se pothuajse 20 për qind e efektivëve të policisë së qytetit të Nju-Jorkut janë jashtë shërbimit për shkak të virusit, si dhe 6.022 nga 25.000 të punësuar në metrotë e Nju-Jorkut që janë testuar, janë në karantinë, ndërsa janë testuar 1.571 teste pozitive të koronavirusit.

Me vendim të autoriteteve në 14 shtete ka përfunduar ky vit shkollor dhe për këtë diskutohet në Kaliforni, Ajdaho dhe Dakotën Jugore. mb/

Back to top button
Close
Close