BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA-ja vendosi sanksione për filialin e Rosnjeftit rus në Venezuelë për shkak të mbështetjes së Maduros

SHBA-ja vendosi sanksione mbi filialin e kompanisë shtetërore të naftës "Rosnjeft" për shkak të dhënies së mbështetjes së Venezuelës ta anashkalojë embargon e naftës.

Uashington, 19 shkurt 2020 (MIA) – SHBA-ja vendosi sanksione mbi filialin e kompanisë shtetërore të naftës “Rosnjeft” për shkak të dhënies së mbështetjes së Venezuelës ta anashkalojë embargon e naftës.

Sanksionet kundër “Rosnjeft trejding S.A.” dhe presidentit të saj Didier Kazamir është pjesë e fushatës diplomatike dhe ekonomike të administratës së Trampit për heqjen e pushtetit të Venezuelës, Nikollas Maduro, lajmlëroi “Zëri i Amerikës”.

Venezuela me ndihmën e “Rosnjeft trejding” vitin e kaluar arriti të eksportojë qindra mijë barelë naftë, edhe krahas sanksioneve të vendosura vitin e kaluar nga ana e Uashingtonit mbi industrinë e naftës në vend.

“Vendosëm sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës, “Rosnjeft trejding S.A.” me çfarë u ndërpre ndihma më e madhe e Maduros për shmangien e sanksioneve të vendosura për sektorin e naftës në Venezuelë. Ata të cilët e mbështetin regjimin e korruptuar dhe lejojnë ai të kryejë represion mbi Venezuelën, do të jenë përgjegjës për hapat e tyre”, theksoi sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo.

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close