BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA-ja pretendon se incizimet e reja vërtetojnë se Koreja e Veriut vazhdon të prodhojë armë bërthamore

Në incizimet e fundit satelitore është vërejtur një aktivitet kohëve të fundit në një fabrikë të pa raportuar në Korenë e Veriut, për të cilën studiuesit dyshojnë se përdoret për të bërë mbushje bërthamore.

Uashington, 9 korrik 2020 (MIA) – Në incizimet e fundit satelitore është vërejtur një aktivitet kohëve të fundit në një fabrikë të pa raportuar në Korenë e Veriut, për të cilën studiuesit dyshojnë se përdoret për të bërë mbushje bërthamore.

Incizimin e kompanisë Planet Labs e analizuan ekspertë të Institutit për Studime Ndërkombëtare në Midlberi, të cilët besojnë se objekti, i vendosur në fshatin Volo-ri afër Phenianit, është i lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe është akoma aktiv, transmeton Si-En-En.

“Objekti i ka të gjitha shenjat kryesore të një termocentrali bërthamor të Koresë së Veriut, të tilla si masat e sigurisë, kapacitet e akomodimit, monumentet për vizita të papublikuara nga liderët dhe objektet nëntokësore. Përveç kësaj, ajo është e vendosur pranë një fabrike për ujë të ambalazhuar që nuk ka asnjë nga këto karakteristika”, deklaroi Xhefri Luis, profesor në Institutin Midlberi, i cili është duke përgatitur raport.

Ai shtoi se fabrika është shumë aktive dhe nuk e ka ngadalësuar punën edhe gjatë kohës së negociatave bërthamore, të cilat për momentin janë në ngecje.

“Ata akoma prodhojnë armë bërthamore”, theksoi Luis. ls/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close