BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA-ja me sukses testoi lansim me telekomandë të raketës bërthamore me komandë nga ajri

- Aviacioni ushtarak i SHBA-së sot bëri të ditur se me sukses ka testuar një raketë balistike interkontinentale (ICMB) "Minitmen tre", me telekomandë nga aeroplani në ajër. Raketa mund të bart tri koka bërthamore.

Uashington, 4 gusht 2020 (MIA) – Aviacioni ushtarak i SHBA-së sot bëri të ditur se me sukses ka testuar një raketë balistike interkontinentale (ICMB) “Minitmen tre”, me telekomandë nga aeroplani në ajër. Raketa mund të bart tri koka bërthamore.

Raketa e paarmatosur ishte lansuar nga baza ajrore Bandenberg në Kaliforni dhe fluturoi 6.760 kilometra në Paqësor dhe ra në det në afërsi të Ishujve Marshall.

“Minitmen tre” ka 50 vite dhe vazhdimi i testimit të saj është me rëndësi që të sigurojmë efikasitet të saj deri në vitin 2030, kur do të zëvendësohet me raketë të re GBCD  (Ground Base Strategic Deterrent), bëri të ditor aviacioni ushtarak amerikan.

“Minitmen tre” që nga viti 2005 është lloji i vetëm i raketës bërthamore tokë-ajër në arsenalin bërthamor amerikan, e cila është instaluar në forca nëntokësore në tre baza ushtarake: në Uajoming, në Dakotë të Jugut dhe në Montanë.

Raketat bërthamore “Trajdent” të dedikuara për goditjen e caqeve të tokës, janë instaluar në nëntokëset, ndërsa lloji i tretë dhe i fundit i armëve bërthamore të SHBA-së janë bombat të cilat i bartin aeroplanët strategjikë – bombardues. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close