BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA-ja kërkon që Kompania libiane e naftës urgjentisht ta ripërtërijë dërgesën e naftës

Korporata kombëtare libiane e naftës (NOC) urgjentisht duhet ta ripërtërijë regjimin e deritanishëm të dërgesës së naftës, kumtoi Ambasada amerikane në Libiane. "Jemi shumë të shqetësuar nga fakti se ulja e dërgesave të naftës nga Korporata kombëtare e naftës kërcënohet ta thellojë situatën e jashtëzakonshme humanitare në Libi dhe të shkaktojë vuajtje shtesë të paarsyeshme të popullatës libiane", ka shënuar në Tuiter përfaqësia diplomatike amerikane.

Tripoli, 21 janar 2020 (MIA) – Korporata kombëtare libiane e naftës (NOC) urgjentisht duhet ta ripërtërijë regjimin e deritanishëm të dërgesës së naftës, kumtoi Ambasada amerikane në Libiane.

“Jemi shumë të shqetësuar nga fakti se ulja e dërgesave të naftës nga Korporata kombëtare e naftës kërcënohet ta thellojë situatën e jashtëzakonshme humanitare në Libi dhe të shkaktojë vuajtje shtesë të paarsyeshme të popullatës libiane”, ka shënuar në Tuiter përfaqësia diplomatike amerikane.

Në ditët e fundjavës, Korporata kombëtare e naftës informoi për situatën e jashtëzakonshme lidhur me eksportin e ndaluar të naftës nga pesë portet e vendit. Nga informacioni i liferuar u konkludua se një urdhër të tillë e ka dhënë komandanti i Armatës kombëtare libiane Kalifa Haftar.

Nga korporata vërejnë se ndërprerja e pjesërishme e dërgesave të naftës do të sjell deri në uljen e eksportit për 800.000 barelë në ditë, që është humbje reale prej 55 milionë dollarë. fb/

Back to top button
Close
Close