BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA-ja ka konfiskuar miliona dollarë nga llogaritë të cilat i kishin shfrytëzuar ekstremistët

- Ministria e Drejtësisë së SHBA-së bëri të ditur se janë kapur miliona dollarë nga llogaritë e kriptovalutave jashtë vendit të cilat organizatat ekstremiste, në mesin e të cilave edhe Al Kaida dhe Shteti Islamik i kanë shfrytëzuar për financim të operacioneve të dhunshme.

Uashington, 14 gusht 2020 (MIA) – Ministria e Drejtësisë së SHBA-së bëri të ditur se janë kapur miliona dollarë nga llogaritë e kriptovalutave jashtë vendit të cilat organizatat ekstremiste, në mesin e të cilave edhe Al Kaida dhe Shteti Islamik i kanë shfrytëzuar për financim të operacioneve të dhunshme.

Grupet ekstremiste i kanë shfrytëzuar paratë për donacione, ndërsa disa prej tyre edhe kanë mashtruar se shesin pajisje mbrojtëse për Kovid-19.

Ky është operacioni më i madh për konfiskim të mjeteve në formë të valutës digjitale në lidhje me terrorizmin. Kriptovalutat, si bitkoni, shpesh shfrytëzohen për transaksione të palejuara sepse besohet se më rëndë mund të zbulohen. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close