BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA-ja i ka vazhduar bisedimet me talebanët në Katar

SHBA-ja i ka vazhduar bisedimet me talebanët në Katar, njoftuan mediat perëndimore duke iu referuar një burimi të administratës në Uashington.

Doha, 7 dhjetor 2019 (MIA) – SHBA-ja i ka vazhduar bisedimet me talebanët në Katar, njoftuan mediat perëndimore duke iu referuar një burimi të administratës në Uashington.

Bisedimet vazhduan pas tre muajve pasi që presidenti amerikan Donald Tramp i ndërpreu përnjëherë përpjekjet diplomatike për dalje të shtetit nga lufta më e gjatë që e ka udhëhequr në Afganistan.

“SHBA-ja iu bashkëngjit sot bisedimeve në Doha. Fokusi i diskutimit do të jetë që të ulet dhuna që do të sjellë deri në bisedime të brendshme afgane dhe në armëpushim”, sqaroi burimi, i cili është i njohur me përpjekjet për dhënie fund të konfliktit në Afganistan, që zgjat tashmë dy dekada. mb/

Back to top button
Close
Close