BotëBotë.Portal

SHBA-ja e përshëndeti marrëveshjen ruso-turke

 SHBA-ja e përshëndeti marrëveshjen e arritur nga ana e liderëve të Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putinit dhe Rexhep Taip Erdiganit, për zgjidhjen e krizës në provincën siriane Idlib, duke theksuar se kjo do të ndihmojë për deeskalim të gjendjes, bëri të ditur një përfaqësues i Stejt Departamentit.

Uashington, 6 mars 2020 (MIA) – SHBA-ja e përshëndeti marrëveshjen e arritur nga ana e liderëve të Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putinit dhe Rexhep Taip Erdiganit, për zgjidhjen e krizës në provincën siriane Idlib, duke theksuar se kjo do të ndihmojë për deeskalim të gjendjes, bëri të ditur një përfaqësues i Stejt Departamentit.

“E përshëndes lajmin për marrëveshjen midis Turqisë dhe Rusisë, gjegjësisht armëpushimin në Idlib. Shpresojmë se kjo do të ndihmojë për deeskalim dhe zbutjen e krizës humanitare serioze”, theksoi ai.

Sipas tij, “SHBA-ja me padurim pret t’i shqyrtojnë detajet për zhvillim të gjendjes me aleatin e saj në NATO, Turqinë, e cila synon ndaj armëpushimit të përhershëm”.

“Tani është me rëndësi saktësisht çfarë veprimesh do të ndërmerren në zonën e veprimeve ushtarake nga ana e presidentit sirian Bashar Asad dhe ata që e mbështesin. Kjo do të tregojë nëse do të arrihet armëpushim i përhershëm. Mënyra e vetme për zgjidhjen e këtij konflikti është vendosja e armëpushimit në të gjithë vendin dhe zgjidhjen politike përmes negociatave në pajtim me rezolutën 254 të Këshillit të Sigurisë së KB-së, konsideron përfaqësuesi i Stejt Departamentit.

Putini dhe Erdogani dje në Moskë arritën marrëveshje për armëpushim, i cili hyri në fuqi në mesnatë, dhe një sërë masash të tjera për zgjidhjen e gjendjes në provincën Idlib. Nga 15 marsi Federata Ruse dhe Turqia do të fillojnë patrullime të përbashkëta në autostradën M4 në Siri nga lagjja Trombo deri në fshatin Ain al Habër. Moska dhe Ankaraja u pajtuan për respektimin e sovranitetit të Sirisë dhe vazhdimin e luftës kundër terrorizmit. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close