BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

SHBA-ja e dënon vendimin e Moskës për dhënien e shtetësisë bllanko të popullatës në Ukrainën lindore

 SHBA-ja e dënon vendimin e presidentit rus Vladimir Putin të dhënies së mundësisë për  marrjen së shtetësisë ruse me procedurë të përshpejtuar të popullatës të pjesës lindore të Ukrainës nën kontroll të forcave të armatosura pro-ruse, thuhet në kumtesën e sotme të Departamentit të Shtetit. 

Uashington, 25 prill 2019 (MIA) – SHBA-ja e dënon vendimin e presidentit rus Vladimir Putin të dhënies së mundësisë për  marrjen së shtetësisë ruse me procedurë të përshpejtuar të popullatës të pjesës lindore të Ukrainës nën kontroll të forcave të armatosura pro-ruse, thuhet në kumtesën e sotme të Departamentit të Shtetit.

“Përmes këtij hapi plotësisht provokues, Rusia i intensifikon sulmet mbi integritetin dhe sovranitetin territorial  të Ukrainës”, thuhet në kumtesë.

Shtohet se vendimi i presidentit Putin krijon pengesë serioze në implementimin e marrëveshjeve të Minskut dhe riintegrimit të rajonit Donbas  në suaza të Ukrainës. Të nënshkruara nga Rusia, marrëveshjet e Minskut parashikojnë kthimin e kontrollit mbi Ukrainën lindore Kievit.

Vendimi dhënies së shtetësisë ruse bllanko popullatës në pjesën lindore të vendit ndodh tre ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë në të cilat bindshëm fitoi Volodomir Zelenski. Presidenti i ri shfaqi gatishmëri për angazhim serioz me Rusinë për implementimin e marrëveshjeve të Minskut dhe mbarimin e konfliktit në Ukrainën  lindore ku deri më tani kanë humbur jetën 13.000 njerëz. kb/

Таг
Back to top button
Close
Close