BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA-ja e akuzoi Korenë Veriore për larje parash prej së paku 2,5 miliard dollarë

Ministria amerikane e Drejtësisë mbrëmë e akuzoi bankën shtetërore të Koresë Veriore për mosrespektim të ligjit  për sanksionet amerikane, ndërsa 28  shtetas koreanoverior dhe pesë kinez për larje parash, përvetësim dhe vepra tjera penale.

Uashington, 29 maj 2020 (MIA) – Ministria amerikane e Drejtësisë mbrëmë e akuzoi bankën shtetërore të Koresë Veriore për mosrespektim të ligjit  për sanksionet amerikane, ndërsa 28  shtetas koreanoverior dhe pesë kinez për larje parash, përvetësim dhe vepra tjera penale.

Sipas akuzës, ata përmes  bankës koreanoveriore të jashtme tregtare  gjoja kanë dërguar së paku 2,5 miliard dollarë përmes sistemit bankar ndërkombëtar.

Paratë sipas akuzës, janë destinuar për mbështetje të programit bërthamor koreanoverior.

Sipas “Uashington post” bëhet fjalë për rast  më të madh të shkeljes së sanksioneve nga ana e Koresë Veriore. sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close