BotëBotë.Portal

SHBA-ja do ta mbyllë kufirin me Meksikën për të gjitha udhëtimet e panevojshme

Kufiri midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës do të mbyllet për të gjitha udhëtimet jothelbësore, siç ishte rasti midis SHBA-së dhe Kanadasë, si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit, bëri të ditur Uashingtoni.

Uashington, 20 mars 2020 (MIA) – Kufiri midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës do të mbyllet për të gjitha udhëtimet jothelbësore, siç ishte rasti midis SHBA-së dhe Kanadasë, si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit, bëri të ditur Uashingtoni.

“SHBA-ja dhe Meksika kanë vendosur të ndalojnë udhëtimet që nuk janë të nevojshme përmes kufirit tonë të përbashkët”, tha shefi amerikan i Diplomacisë, Majk Pompeo sot në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se të dy vendet e dinë se sa e rëndësishme është të bashkëpunojmë që të kufizohet përhapja e virusit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close