BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA-ja angazhohet për marrëveshje të gjerë për kontroll të armës bërthamore

SHBA-ja dëshiron të arrijë marrëveshje më të gjerë për kontroll të armës së saj bërthamore, jo vetëm të asaj strategjike, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm amerikan për negociata me Rusinë për armatim bërthamor, Marshall Bilingsle, duke shtuar se Kina duhet të marrë pjesë në negociatat.

Uashington, 23 qershor 2020 (MIA) – SHBA-ja dëshiron të arrijë marrëveshje më të gjerë për kontroll të armës së saj bërthamore, jo vetëm të asaj strategjike, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm amerikan për negociata me Rusinë për armatim bërthamor, Marshall Bilingsle, duke shtuar se Kina duhet të marrë pjesë në negociatat.

Marrëveshja START i Ri, e nënshkruar nga Moska dhe Uashingtoni në vitin 2010, me të cilin kontrollohet sasia e armës strategjike bërthamore e dy forcave më të mëdha bërthamore, skadon në shkurt të vitit 2021.

Deklarata e Bilingsles për përfshirjen e Kinës në negociata, vjen pasi presidenti amerikan Donald Tramp e kërkoi të njejtën, por Pekini refuzon, sepse ka shumë më pak armë bërthamore se Rusia dhe SHBA-ja. Uashingtoni pohon se Kina në mënyrë të fshehtë e rrit rrezeveprimin dhe vëllimin e arsenalit të saj bërthamor, ndërsa Moska angazhohet për marrëveshje multilaterale, ku mund të përfshihen Franca dhe Britania e Madhe.

Bilingsle dje mbajti rrethin e parë të negociatave me zëvendës ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov.

Është arritur marrëveshje që të formohen më shumë grupe teknike të punës, ndërsa raundi i dytë i negociatave me siguri do të mbahet nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, varësisht nga përparimi i grupeve të punës. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close