BotëBotë.Portal

SHBA: Familjet e punëtorëve të vdekur e padisin fabrikën e përpunimit të mishit

Familjet e tre punëtorëve të vdekur në fabrikën e përpunimit të mishit në shtetin federal amerikan Ajova, të cilët vdiqën nga Kovid-19 e padisin "Tajson fuds" dhe anëtarë të kryesisë së saj, duke cekur se kompania i ka rrezikuar jetët e punëtorëve edhe pse e ka ditur se po bëhet vatër e koronavirusit të ri.

Uashington, 26 qershor 2020 (MIA) – Familjet e tre punëtorëve të vdekur në fabrikën e përpunimit të mishit në shtetin federal amerikan Ajova, të cilët vdiqën nga Kovid-19 e padisin “Tajson fuds” dhe anëtarë të kryesisë së saj, duke cekur se kompania i ka rrezikuar jetët e punëtorëve edhe pse e ka ditur se po bëhet vatër e koronavirusit të ri.

Në padi ceket se kryesia e ka ditur se virusi po përhapet nëpër fabrikë nga fundi i marsit apo fillimi i prillit, por ka fshehur informata nga të punësuarit dhe opinioni. Gjithashtu në padi ceket se kompania nuk ka zbatuar masa të sigurisë.

Mijëra punëtorë në fabrikat e përpunimit të mishit në SHBA janë infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa dhjetëra të tjerë vdiqën.

Deri më tani janë paditur disa fabrika, por kundër “Tajson fud” për herë të parë është parashtruar padi grupore. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close