BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA e ripërtërin dhënien e vizave

Ambasadat amerikane dhe përfaqësitë konsullore do ta ripërtërijnë lëshimin e vizave sa më shpejtë të jetë e mundur, kumtoi sot Departamenti shtetëror, por nuk e saktësoi datën.

Uashington, 14 korrik 2020 (MIA) – Ambasadat amerikane dhe përfaqësitë konsullore do ta ripërtërijnë lëshimin e vizave sa më shpejtë të jetë e mundur, kumtoi sot Departamenti shtetëror, por nuk e saktësoi datën.

Lëshimi i vizave ishte ndërprerë për shkak të pandemisë me Kovid-19. Kur të ripërtërihet lëshimi i vizave do të përcaktohet në mënyrë individuale nga çdo Ambasadë dhe Konsullatë.

Çdo mision do t’i ripërtërijë shërbimet konsullore normale në rendin individual dhe në pajtim me programin kornizë “Demokracia e fuqishme” për kthimin e sigurt të personelit tonë në objektet e Departamentit, deklaroi sot për Ej-bi-si- një përfaqësues i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se organi shtetëror “nuk mund të japë datë konkrete kur secili prej misioneve mund t’i ripërtërijë shërbimet konsullore” dhe theksoi se më së miri është ky informacion të kërkohet në ueb faqen e Ambasadës apo Konsullatës konkrete.

Таг
Back to top button
Close
Close