BotëBotë.Portal

SHBA e dënoi gjigantin teknologjik Amazon për shkak të Krimesë

SHBA e shpalli gjigantin teknologjik Amazon fajtor për shkeljen e sanksioneve për shkak të bashkëpunimit të biznesit me gadishullin e aneksuar të Krimesë, shkruan "Moska tajms".

Uashington, 10 korrik 2020 (MIA) – SHBA e shpalli gjigantin teknologjik Amazon fajtor për shkeljen e sanksioneve për shkak të bashkëpunimit të biznesit me gadishullin e aneksuar të Krimesë, shkruan “Moska tajms”.

Amazon është dënuar për shkak të dhënies së shërbimeve dhe dorëzimit të prodhimtarisë për individët e Krimesë,  me çka janë shkelur  sanksionet e vendosura nga SHBA, me të cilat u ndalohet kompanive  të punojnë  në gadishullin e aneksuar.

Gjiganti teknologjik, gjithashtu, është shpallur fajtor për shkak të shitjes së prodhimeve për klientët në Iran dhe Siri,   dërgesat e njerëzve të cilët  qëndrojnë ose janë të punësuar në ambasadat  e Kinës, Iranit, Koresë Veriore, Sudanit dhe Sirisë, si dhe shitja e gjërave  për personat nën sanksione  të Zyrës për kontroll të fondeve të huaja pranë Ministrisë amerikane të Financave.

Amazin  në përgjithësi është dënuar me 134.523 dollarë për shkak të shkeljeve të bëra nga viti 2011 deri në vitin 2018.

Kompanitë mund të përballen me  dënime serioze  për shkak të aktiviteteve afariste të gadishullit të Krimesë, prejse pas aneksimit të tij nga ana e Rusisë një pjesë e madhe e bashkësive ndërkombëtare   e shpallën “ilegal” aktin e tillë, që ka rezultuar me vendosje të sanksioneve kundër Rusisë nga ana e SHBA-së, BE-së dhe vendeve tjera perëndimore, ndërsa kompanive u ishte ndaluar  të bashkëpunojnë ose investojnë në gadishullin. sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close