BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA do të vendosë edhe 500 ushtarë në kufirin me Meksikën për shkak të Kovid-19

entagoni do të dërgojë edhe 500 ushtarë në kufirin amerikano-meksikan të cilët duhet të ndihmojnë në ballafaqimin me përhapjen e koronavirusit të ri.

Uashington, 1 prill 2020 (MIA) – Pentagoni do të dërgojë edhe 500 ushtarë në kufirin amerikano-meksikan të cilët duhet të ndihmojnë në ballafaqimin me përhapjen e koronavirusit të ri.

Në kufirin amerikano-meksikan tashmë janë vendosur mesatarisht nga 5.000 ushtarë si mbështetje e patrullave kufitare.

Vendosja e ushtarëve shtesë në kufirin amerikano-meksikan erdhi pasi administrata e presidentit Donald Tramp hoqi dorë nga dërgimi i trupave në kufirin me Kanadanë.

SHBA-ja me 20 mars e mbylli kufirin verior dhe jugor për udhëtimet turistike dhe rekreative në mënyrë ta kufizojnë përhapjen e Kovid-19.

Në SHBA dje për herë të parë janë regjistruar pothuajse 700 raste të reja të vdekjes për një ditë. Gjithsej në SHBA nga pasojat e Kovid-19 kanë vdekur mbi 3.700 persona, ndërsa ka më shumë se 182.000 të infektuar. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close