BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA: 1.3 milionë të rinj të papunë kanë kërkuar ndihmë

Sipas sekretariatit shtetëror amerikan për punë, 1.3 milionë punëtorë të larguar nga puna kërkuan ndihmë javën e kaluar. Ky është indikacioni i fundit që punëdhënësit ende përballen me një situatë të vështirë biznesi ndërsa numri i rasteve të reja të personave të infektuar me Kovid-19 ende nuk është ndalur.

Uashington, 10 korrik 2020 (MIA) – Sipas sekretariatit shtetëror amerikan për punë, 1.3 milionë punëtorë të larguar nga puna kërkuan ndihmë javën e kaluar. Ky është indikacioni i fundit që punëdhënësit ende përballen me një situatë të vështirë biznesi ndërsa numri i rasteve të reja të personave të infektuar me Kovid-19 ende nuk është ndalur.

Krahasuar me një rekord prej 6.9 milionë kërkesave për një javë në mars, numri i kërkesave për ndihmë për të papunësuarit ka rënë tashmë 16 javë me radhë.

Sidoqoftë, mesatarja katërjavore e më shumë se 1.4 milionë kërkesave është ende shumë e lartë, sepse para pandemisë, numri rekord javor i aplikimeve për ndihmë për të papunësuarit ishte rreth 695 mijë, edhe atë në vitin 1982.

Qeveria kumtoi se rreth 18 milionë punëtorë janë ende të papunë, edhe pse miliona janë kthyer në punë. Në një moment gjatë muajve të fundit, gjithsej 49,7 milionë punëtorë kanë marrë ndihmë për të papunësuar. ls/shk/

Back to top button
Close
Close