BallkanBallkan.Portal

Sharec është kryeministri i katërt slloven i cili jep dorëheqje

Marjan Sharec është kryeministri i katërt slloven i cili jep dorëheqje, ndërsa para tij këtë e bënë, Janez Drnovshek, Alenka Bratushek dhe Miro Cerar

Lubjanë, 27 janar 2020 (MIA) – Marjan Sharec është kryeministri i katërt slloven i cili jep dorëheqje, ndërsa para tij këtë e bënë, Janez Drnovshek, Alenka Bratushek dhe Miro Cerar.

Drnovshek dha dorëheqje më 2 dhjetor të vitit 2002 në gjysmën e mandatit të tij të tretë pasi u zgjodh president i Sllovenisë. Ai zëvendësua nga Anton Rop i partisë Demokracia Liberale e Sllovenisë me të cilën Drnovshek udhëhoqi nga viti 1992 deri në vitin 2003.

Bratushek, gruaja e parë kryeministre e Sllovenisë, dha dorëheqje më 4 maj të vitit 2014, vetëm pas një viti në funksion, pasi nuk u zgjodh për lidere të partisë së saj Sllovenia Pozitive. Pas dorëheqjes së saj, ra edhe qeveria.

Ndërsa Cerar dha dorëheqje më 14 mars të vitit 2018, disa muaj para fundit të mandatit. Vendimin e mori pasi Gjykata supreme e pezulloi votimin e referendumit për ndërtimin e portit Koper.

Sharec më parë paralajmëroi se sot do të jep dorëheqje nga funksioni. Ai e theksoi se me koalicionin pakicë nuk mund të arrinte gjithçka që kishte planifikuar të bënte dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme.

“Me këtë koalicion dhe më këtë situatë në Parlament nuk mund t’i plotësojë pritjet e qytetarëve. Do të jem në gjendje ta bëjë ketë pas zgjedhjeve”, theksoi Sharec në pres-konferencë.

Ai shtoi se qeveria e tij pakicë nuk mund t’i miratojë ligjet e rëndësishme.

Më parë, ministri slloven i Financave, Andrej Bertoncel dha dorëheqje, ndërsa sipas Agjencisë sllovene të lajmeve STA, me shumë gjasa arsyeja e dorëheqjes është mosmarrëveshja me projekt-ligjin për heqjen e sigurimeve plotësuese shëndetësore. ls/fab

 

Таг
Back to top button
Close
Close