0_Sport,PortalSport.SlajderTenis

Sharapova kumtoi fundin e karrierës

Tenistja ruse, Maria Sharapova e përfundoi karrierën, kumtoi "Njujork tajms".

Nju-Jork, 26 shkurt 2020 (MIA) – Tenistja ruse, Maria Sharapova e përfundoi karrierën, kumtoi “Njujork tajms”.

Tenistja 32-vjeçare vendosi për një hap të këtillë për shkak të lëndimeve të shpeshta të cilat e ndaluan të kthehej në formën e mëparshme. Rusja tentoi gjatë 15 muajve të shkuar t’i tejkalojë problemet, por nuk arriti.

Në vitin 2016 ishte suspenduar për shkak të përdorimit të substancës së ndaluar – meldoniumit. Ajo pohoi se nuk e ka ditur që medikamenti është në listën e substancave të ndaluara të Agjencisë botërore për luftë kundër dopingut.

Sharapova gjatë karrierës së saj ka fituar pesë tituj në turnetë Gren slem, të parin në Uimbëlldon kur ishte vetëm 17 vjeçare.

Sipas “Forbs”, rusja atraktive deri në vitin 2015, para suspendimit të saj, fitoi rreth 30 milionë dollarë dhe është sportistja femër me fitim më të madh për 11 vite.

Pas kthimit në terren kur i përfundoi suspendimi në vitin 2017, Sharapova u përball me rezistencë. Disa përfaqësues zyrtarë të turneve refuzonin ta ftonin, përderisa disa nga rivalet shprehnin pakënaqësi kur merrte “uajlld kartë”, duke pohuar se është e padrejtë që tenistja e cila ka qenë e sanksionuar për shkak të dopingut, të merr “ftesë speciale” për pjesëmarrje. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close