0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Shahpanska: Mundësi më të mëdha për të rinjtë, standard më të lartë dhe ulje e papunësisë te të rinjtë

Mundësi më të mëdha për të rinjtë, standarde më të larta dhe ulje e papunësisë te të rinjtë nën 17 për qind deri në fund të mandatit, paralajmëroi sot në Pehçevë bartësja e listës kandiduese nga koalicioni "Mundemi" Jagoda Shahpanska.

Pehçevë, 6 korrik 2020 (MIA) – Mundësi më të mëdha për të rinjtë, standarde më të larta dhe ulje e papunësisë te të rinjtë nën 17 për qind deri në fund të mandatit, paralajmëroi sot në Pehçevë bartësja e listës kandiduese nga koalicioni “Mundemi” Jagoda Shahpanska.

Premtoi se si bartëse e listës kandiduese në Njësinë e tretë zgjedhore do të bëjë gjithçka të rinjtë të mos e braktisin shtetin.

“Në atë drejtim në tre vitet e kaluara, ne kemi zbatuar një numër masash dhe politikash me të cilat kemi realizuar ofertën për punë dhe kemi lehtësuar rrugën drejt punësimit të parë të të rinjve. Shkalla e papunësisë së të rinjve sot është 35.3 për qind, që është shumë më e ulët se në vitin 2016 kur ishte 48.6 për qind. Ne kemi hartuar masa konkrete, efektive dhe politika për mandatin katër vjeçar. Papunësinë midis të rinjve deri në vitin 2024 do ta sjellim nën 17 për qind. Kjo është pothuajse dy herë më pak se papunësia e të rinjve se tani”, tha Shahpaska.

Plani veprues për masa aktive dhe programe siç shtoi, vazhdon me buxhet rekord për vitin 2020 prej 1,3 miliardë denarë.

Paralajmëroi edhe vazhdimin e masës për 3.000 denarë shtesë rinore për personat e punësuar në prodhimtari deri më 2 vjet me arsim të mesëm, si dhe paga më të larta për gjithë. sn/

Back to top button
Close
Close