0_Maqedoni.PortalShkup

Shabani: Për çdo ditë ballafaqohemi me maska dhe doreza të hedhura, në të ardhmen do të vendosim enë për mbeturina të tilla

Ekipet e Ndërmarrjes publike "Higjiena komunale" - Shkup për çdo ditë ballafaqpohen me hedhjen e maskave dhe dorezave aty ku nuk duhet, tha në konferencën e sotme për shtyp drejtori i ndërmarrjes, Abdusamed Shabani, i cili paralajmëroi se planifikojnë të vendosin enë të posaçme në të ardhmen për lloj të tillë të mbeturinave.

Shkup, 30 korrik 2020 (MIA) – Ekipet e Ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” – Shkup për çdo ditë ballafaqpohen me hedhjen e maskave dhe dorezave aty ku nuk duhet, tha në konferencën e sotme për shtyp drejtori i ndërmarrjes, Abdusamed Shabani, i cili paralajmëroi se planifikojnë të vendosin enë të posaçme në të ardhmen për lloj të tillë të mbeturinave.

Ai tha se në disa vende të caktuara, ku ka institucione private shëndetësore, po hidhet mbeturina mjekësore, ku punëtorët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të eksponuar në rrezik.

Shabani apelon që mbeturina e tillë të hidhet aty ku e ka vendin.

“Në këtë periudhë kur të gjithë bashkë luftojmë me pandeminë e virusit Kovid-19, hedhja e pakontrolluar e mbetjes organike mund të shkaktojë pasoja të shumta mbi mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve. Vitin e kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup, për herë të parë vendosi enë të posaçme ku besimtarët e hodhën mbetjen organike gjatë festës së Kurban Bajramit dhe ishim shumë të kënaqur me rezultatet nga ky aksion, ku ndjeshëm u zvogëlua hedhja e mbetjes organike në sipërfaqe publike, tha Shabani.

Për këto arsye, tha ai, vendosëm që edhe këtë vit të vendosim 17 enë të tilla në më shumë lokalitete në komunat Çair, Butel, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Saraj, që ekipet tona të mund me kohë ta ngrenë dhe ta transportojnë këtë lloj të mbetjes, për të shmangur përhapjen eventuale të sëmundjeve ngjitëse dhe kundërmimin e pakëndshëm.

Në konferencën për shtyp mori pjesë edhe Myftiu i Shkupit, Kenan Ismaili, i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë mbetjen organike mos ta hedhin në sipërfaqe publike, kështu duke dhënë kontribut në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të afërmeve të tyre. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close