Lajme nga komunatShoqëri

SH.F “Jashar Bej Shkupi” do të bëhet me palestër te re sportive

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar edhe për një projekt të ri në kuadër të programit dhe prioriteteve të komunës që drejton. Bëhet fjalë për projektin bazë të palestrës së re sportive e nënshkruar sot me autoritetet e Shkollës fillore “Jashar Bej Shkupi” në Çair.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA)- Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar edhe për një projekt të ri në kuadër të programit dhe prioriteteve të komunës që drejton. Bëhet fjalë për projektin bazë të palestrës së re sportive e nënshkruar sot me autoritetet e Shkollës fillore “Jashar Bej Shkupi” në Çair.

“Një tjetër ditë, një tjetër prioritet po fillon rrugën e realizimit! Shkollën Fillore ‘Jashar Bej Shkupi’ po e bëjmë me palestër të re sportive. Pas palestrës sportive që po e ndërtojmë në shkollën fillore ‘Kongresi i Manastirit’, me drejtorin e shkollës fillore ‘Jashar Bej Shkupi’ Rrahim Maksuti dhe në prezencë të ish drejtorit të kësaj shkolle Muzafer Rexhepi, nënshkruam kontratën për përpilimin e projektit bazë të palestrës sportive, me çka fillojmë procedurën zyrtare të ndërtimit të saj! Uroj punë të mbarë dhe do të vëzhgoj me vëmendje të plotë çdo detaj të fazave të ndërtimit për dinamikë efikase të realizimit!”, thekson në profilin e tij në Fejsbuk, kryetari i Çairit, Visar Ganiu. fab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close