0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Sezoni në Itali vështirë se do të vazhdojë

 Vazhdimi i kampionatit italian të futbollit në sfondin e pandemisë së koronavirusit ka shumë  pak gjasa. Këtë mendim e shprehu zëvendësministri i Shëndetësisë Pjerpaolo Sileri, i cituar nga gazetari sportiv i "BeIN", Tankredi Palmeri.

Romë, 15 prill 2020 (MIA) – Vazhdimi i kampionatit italian të futbollit në sfondin e pandemisë së koronavirusit ka shumë  pak gjasa. Këtë mendim e shprehu zëvendësministri i Shëndetësisë Pjerpaolo Sileri, i cituar nga gazetari sportiv i “BeIN”, Tankredi Palmeri.

Palmeri paraprakisht deklaroi se qeveria e vendit planifikon të ndalojë ndeshje në Itali në prani të spektatorëve deri në janar të vitit 2021.

“Ka shumë pak gjasa se kampionati do të vazhdohet në gjendjen e tanishme”, theksoi Sileri.

Kampionati në Itali ishte pezulluar në fillim të marsit lidhur me përhapjen e koronavirusit. Kryetari i Federatës Italiane të Futbollit ka thënë se turneu në mënyrë hipotetike mund të vazhdojë më 17 maj. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për vazhdimin e kampionatit në shtator – tetor.

Në Serinë “A” ekipet kanë luajtur 25-26 ndeshje nga të 38 të caktuarat. Lider është Juventusi me 63 pikë, pas Lacios me 62 është Interi me 54. Turneu në Kupën e Italisë ishte ndërprerë në fazën gjysmëfinale. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close