0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Sezoni në Gjermani do të përfundojë me tifozë në tribuna

- Në finalen e Kupës së Gjermanisë do të mund të marrin pjesë disa qindra tifozë të të dyjave ekipeve, por jo më shumë. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin.

Berlin, 11 qershor 2020 (MIA) – Në finalen e Kupës së Gjermanisë do të mund të marrin pjesë disa qindra tifozë të të dyjave ekipeve, por jo më shumë. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin.

Më 4 korrik, Baern (Munihu) dhe Baer (Leverkusen) do të garojnë për çmimin e dytë më të vlefshëm në futbollin gjerman, kur ndeshja do të luhet në Stadiumin Olimpik me 74.000 vende me seli në kryeqytetin e vendit.

Prej 30 qershorit, Gjermania po lehtëson disa masa për luftë kundër virusit korona dhe do të mundësojë grumbullimin deri në 1.000 persona në një vend. Megjithatë, në këtë numër janë përfshirë shtabet e të dyja klubeve, si dhe përfaqësues të tjerë në lidhje me organizimin e ndeshjes, që do të lejojë shumë pak vende të lira për tifozët.

“Unë jam optimist dhe shpresoj se madje edhe pak, do të ketë tifozë tanë në stadium. Megjithatë, ky vendim varet tërësisht nga politika”, tha drejtori sportiv i Baer Leverkusenit, Rudi Feler.

Finalja për të cilën bëhet fjalë më 4 korrik do të jetë ndeshja e fundit e sezonit në Gjermani. Kampionati duhej të përfundonte më 27 qershor. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close