0_Sport,PortalTë Tjera

Sezoni në Formula 1 mund të fillojë më 24 maj dhe të përfundojë më 20 dhjetor

Udhëheqësia e Formula 1 e shqyrton opsionin për ta filluar sezonin 2020 në fund më 24 maj dhe ta përfundojë më 20 dhjetor.

Londër, 18 mars 2020 (MIA) – Udhëheqësia e Formula 1 e shqyrton opsionin për ta filluar sezonin 2020 në fund më 24 maj dhe ta përfundojë më 20 dhjetor.

Sipas “FormulaPassion”, udhëheqësia e serisë së garave pret  se Gran-pri Monako megjithatë të mbahet në kohë, edhe krahas masave rrigoroze të autoriteteve lokale. Gjithashtu,  ekziston opsion të zvogëlohet kohëzgjatja e etapave  prej tre  në dy ditë.

Video-konferenca do të mbahet  më 20 mars me pjesëmarrje të udhëheqësisë së Formula 1, Federatës automobilistike ndërkombëtare (FIA) dhe përfaqësues të ekipeve, të cilët do të bisedojnë  për ndryshime të mundshme  në kalendarin e  garave për vitin 2020.

Këtë vit katër Gran-pri tashmë janë anuluar: në Australi, Bahrein, Vietnam dhe Kinë. Të rrezikuara janë garat në Azerbejxhan, Spanjë, Monako dhe Holandë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close