BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Sezoni i gripit në SHBA: Të paktën 105 fëmijë të vdekur, mbi 29 milion të infektuar

- Të paktën 105 fëmijë  vdiqën këtë sezonë , tregojnë të dhënat  e publikuara nga ana e  Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC). Ky është numri më i madh i rasteve të vdekjes  te fëmijët  nga gripi në këtë moment  në sezonin prejse CDC filloi të mbajë evidencë  në vitin 2004, përveç për pandeminë e gripit në vitin 2009.

Atlanta, 23 shkurt 2020 (MIA) – Të paktën 105 fëmijë  vdiqën këtë sezonë , tregojnë të dhënat  e publikuara nga ana e  Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC). Ky është numri më i madh i rasteve të vdekjes  te fëmijët  nga gripi në këtë moment  në sezonin prejse CDC filloi të mbajë evidencë  në vitin 2004, përveç për pandeminë e gripit në vitin 2009.

“Ky është sezoni i pazakontë i gripit me përqindje të madhe të fëmijëve dhe të rinjve të sëmurë nga  popullata më e vjetër, pohoi dr. Vulijjsm Shafner , specialist për sëmundje infektuese në Qendrën mjekësore “Vanderbilt” në deklaratë për Si-En-En.

Sipas tij, përhapja paraprake e gripit të llojit B që ka tendencë të jetë më e shpeshtë te fëmijët – mund të jetë arsye  pse janë prekur më shumë fëmijë.

“Gjithashtu, siç u zvogëlua numri i të sëmurëve nga gripi B, rritet numri i të sëmurëve nga H1N1, tha ai. H1N11  është nënlloj  i virusit të gripit A, i cili gjithashtu  ndikon te fëmijët  më shumë se sa te të rriturit.

“Kjo është hera e parë në 25 vjet kur (gripi B) mbeti dukuri aq e shpeshtë prej herët”, tha dr. Badi Kreç , profesor për sëmundje infektuese të fëmijëve në Qendrën mjekësore Vanderbilt.

As Shafner as Krejk nuk e dinë pse orari vjetor i sivjetëm i gripit është aq i ndryshëm.

Sipas të dhënave, nga gripi kanë vdekur 9 fëmijë  të moshës prej pesë muaj ose më të vegjël, 19 të moshës prej 9 deri 23 muaj, 21 fëmijë të moshës prej 5-11  dhe 25 fëmijë të moshës prej 12-17 vjet.

Autoritetet shpallën për së paku 16.000 të vdekur nga gripi mes 1 tetorit  dhe 15 shkurtit  dhe të infektuar mes  29 – 41 milion. Virusi është përhapur në 43 shtete.  sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close