0_Sport,PortalFutboll

Sezoni i ardhshëm i Premier ligës është paraparë të fillojë nga mesi i shtatorit

Kryesia e Premier ligës do t'u ofrojë klubeve ta fillojnë sezonin 2020/2021 nga mesi i shtatorit, transmetoi "Dejli mejl".

Londër, 27 maj 2020 (MIA) – Kryesia e Premier ligës do t’u ofrojë klubeve ta fillojnë sezonin 2020/2021 nga mesi i shtatorit, transmetoi “Dejli mejl”.

Sipas mediumit britanik, ky propozim do të paraqitet në takimin e 28 majit, ku do të dakordohen kushtet për vazhdim të sezonit 2019/2020, që ishte ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Paraprakisht u kumtua se sezoni 2019/2020 në Kampionatin me cilësor anglez në futboll planifikohet të vazhdojë nga mesi i qershorit. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close