EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Sesioni plenar i marsit i PE-së në vend se në Strasburg do të mbahet në Bruksel për shkak të koronavirusit

Sesioni plenar i marsit i parlamentit evropian do të mbahet në Bruksel, në vend se në Strasburg, për shkak të koronavirusit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 6 mars 2020 (MIA) – Sesioni plenar i marsit i parlamentit evropian do të mbahet në Bruksel, në vend se në Strasburg, për shkak të koronavirusit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

“Mora raport të saktë mjekësor për përhapjen e Kovid-19, në të cilin njoftohet se rreziqet shëndetësore konsiderohen dukshëm më të mëdha nëse mbledhja plenare e Parlamentit mbahet në Strasburg. Sesioni plenar do të mbahet në Bruksel”, theksoi kryetari i Parlamentit evropian, David Sasoli.

Në bazë të këtij raporti, Sasoli vendosi se “nuk ekzistojnë kushte të sigurisë të nevojshme për transfer të zakonshëm të Parlamentit evropian në Strasburg të sesionit të ardhshëm plenar”.

Për këtë, Qeveria franceze është njoftuar siç duhet. Ndërsa Parlamenti obligohet ta ricaktojë mbledhjen plenare në Strasburg në pajtim me marrëveshjet e BE-së. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close