BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Sërish zjarr dhe incidente në qendrën për pranim të refugjatëve dhe migrantëve në ishullin grek Samos

Pas zjarreve të djeshme dhe incidenteve në qendrën për pranim të refugjatëve dhe migrantëve në Samos, ministri grek i Migrimit dhe Azilit, Notis Mitarakis, nesër do ta vizitojë ishullin grek, publikuan mediumet lokale.

Athinë, 27 prill 2020 (MIA) – Pas zjarreve të djeshme dhe incidenteve në qendrën për pranim të refugjatëve dhe migrantëve në Samos, ministri grek i Migrimit dhe Azilit, Notis Mitarakis, nesër do ta vizitojë ishullin grek, publikuan mediumet lokale.

Në qendrën për pranim të refugjatëve dhe migrantëve, në mëngjes sërish ka pasur zjarr dhe incidente, me këtë rast janë djegur disa kontejnerë për vendosje, ndërsa sipas televizionit shtetëror ERT, deri tani janë arrestuar 29 persona, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mitarakis, në intervistë për televizionin grek Alfa, tha se pas incidenteve të mbrëmshme, një pjesë e refugjatëve dhe migrantëve, përkohësisht gjenden në një fushë të improvizuar të futbollit.

Sipas televizionit ERT, në këtë hapësirë ka rreth 2.000 refugjatë dhe migrantë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close