0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Sërish rritje e të sëmurëve nga Kovid-19, të respektohen rekomandimet

Numri i të sëmurëve nga koronavirusi në shtet sërish është në rritje. Sipas të dhënave dje të publikuara nga Instituti për shëndet publik, në shtet janë regjistruar 37 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve nga fillimi i epidemisë, deri tani, arriti 1.978, numri i të vdekurve është 113, janë shëruar 1.422, ndërsa ka edhe 443 raste aktive.

Shkup, 25 maj 2020 (MIA) – Numri i të sëmurëve nga koronavirusi në shtet sërish është në rritje. Sipas të dhënave dje të publikuara nga Instituti për shëndet publik, në shtet janë regjistruar 37 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve nga fillimi i epidemisë, deri tani, arriti 1.978, numri i të vdekurve është 113, janë shëruar 1.422, ndërsa ka edhe 443 raste aktive.

 Nga 37 të infektuarit e rinj me Kovid-19 të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, 12 janë nga Shkupi edhe atë pesë në komunën e Gazi Babës, nga dy në Butel dhe Çair dhe nga një në Saraj, Karposh 1 dhe Aerodrom

Numri më i madh i të diagnostikuarve deri tani është në Shkup – 713, ndërsa aktivë 199 raste, pastaj vijojnë Kumanova me 433 të sëmurë dhe 34 raste aktive, Prilepi me 210 të sëmurë dhe 48 raste aktive, Tetova me 172 të sëmurë dhe 77 raste aktive, Velesi me 127 të sëmurë dhe 43 raste aktive…

Në vend janë bërë gjithsej 25.270 testime në Kovid-19. Dy persona pozitivë në Kovid-19 janë zbuluar në kuadër të skriningut të të punësuarve në kopshte për fëmijë, ndërsa dje u regjistrua edhe një rast pozitiv në Institucionin gerontologjik në Shkup. Deri tani me skrining janë bërë 2.248 testime në Kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se skriningu në kopshtet për fëmijë do të përfundojë këtë javë dhe paralajmëroi se institucionet për fëmijë do të fillojnë me punë nga fillimi i qershorit.

Numri i personave të hospitalizuar me Kovid-19 nuk po zvogëlohet. Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar katër pacientë të rinjë, ndërsa janë hospitalizuar 58. Në përkrahje me oksigjen janë 24, ndërsa në ventilim mekanik janë dy pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinjë, ndërsa të hospitalizuar janë 18. Në respiratorë janë pesë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe katër pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar tre pacientë, një pacient në gjendje të rëndë është dërguar në Klinikën infektive në Shkup. Në shërim shtëpiak ndiqen edhe katër pacientë tjerë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa nuk ka pacientë të cilën ndiqen në shërim shtëpiak. Në sektoret infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër, janë hospitalizuar 42 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Masat restriktive filluan të zbuten, po punojnë mollet (çdo ditë përveç të dielën me orar të punës nga ora 10 deri 18, por ende nuk lejohet pranimi i mysafirëve në restorante dhe kafene, përveç përmes sistemit të porosisë ose dërgesës), bastoret, autoshkollat, ordinancat stomatologjike… Pritet që të bëhet plan për hapjen e objekteve hotelierike, por kjo do të varet nga gjendja epidemiologjike dhe respektimi i masave.

Koronavirusi nuk do të zhduket, potencojnë ekspertët shëndetësorë dhe kompetentë. Për këtë shkak qytetarët edhe më tej duhet t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi dhe të mos qëndrojnë në grupe, në mënyrë obligative të mbajnë pajisje mbrojtëse (maska, faculeta) me të cilat do të mbulohen goja dhe hunda, rregullisht t’i lajnë duart ose t’i dezinfektojnë dhe të mbajnë distancë prej dy metrave. bsh/

Back to top button
Close
Close