BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Sërish rritje e çmimit të arit

Çmimi i arit sot është afruar deri në nivelin më të lartë në tetë vitet e fundit. Rritja e çmimit të arit ka të bëjë me të infektuarit e rinj me Kovid-19 në botë dhe dyshimin se së shpejti do të rimëkëmbet ekonomia.

Nju-Jork, 24 qershor 2020 (MIA) – Çmimi i arit sot është afruar deri në nivelin më të lartë në tetë vitet e fundit. Rritja e çmimit të arit ka të bëjë me të infektuarit e rinj me Kovid-19 në botë dhe dyshimin se së shpejti do të rimëkëmbet ekonomia.

Çmimi i një uncë ari sot është rritur për 0.6 për qind dhe është tregtuar për 1.778,20 dollarë, që është më e lartë nga tetori i vitit 2021. Deri më tani në bursat amerikane çmimi i arit është rritur për 0.7 për qind dhe unca është tregtuar për 1,749,30 dollarë.

Konsumi i arit është nxitur nga shqetësimi për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Bankat qendrore nëpër tërë botën tani më i kanë rritur masat për stimulim, ndërsa i kanë mbajtur në nivel të ulët shkallët e interesit, me qëllim që t’i lehtësojnë efektet nga pandemia ndaj ekonomisë.

Në një mjedis të tillë, investuesit duan të sigurohen nga rritja e inflacionit dhe ulja e valutave, ashtu që ata gjithnjë e më shumë blejnë ari, çmimi i të cilit sivjet shënoi rritje për shumë se 16 për qind. fb/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close