Uncategorized

Sërish rritet numri i rasteve të reja të Kovid-19 në Greqi -153 në 20 pjesë të ndryshme

Numri i të infektuarve të rinj në Greqi edhe më tej nga dita në ditë po rritet dhe sot ka arritur deri në 153 raste të reja, të regjistruara në 20 pjesë të ndryshme të vendit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Athinë, 6 gusht 2020 (MIA) – Numri i të infektuarve të rinj në Greqi edhe më tej nga dita në ditë po rritet dhe sot ka arritur deri në 153 raste të reja, të regjistruara në 20 pjesë të ndryshme të vendit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë kumtoi 153 raste të reja, nga të cilat 11 pas testeve të bëra në pikat hyrëse në vend, me çka numri i të infektuarve nga fillimi i epidemisë është rritur në 5.123 persona.

Sipas mediumeve greke, më shumë se gjysma e rasteve të sotme janë në Athinë dhe Selanik, 40 dhe 38, 14 janë në Larisa, tetë tek të punësuarit në baret në plazh në ishullin Mikonos, shtatë turistë të cilët janë testuar vullnetarisht gjatë qëndrimit të tyre në vend, ndërsa nga një deri në katër raste ka në shumë pjesë të ndryshme të vendit. sr/fb/

Back to top button
Close
Close