BallkanBallkan.Portal

Serbisë i duhen 29 ditë për stabilizimin e situatës me Kovid-19, sipas ekspertëve kinezë

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar deklaroi se nëse të gjithë u përmbahen masave, ekspertët kinezë vlerësojnë se Serbisë i duhen 29 ditë që të stabilizohet situata me koronavirisin.

Beograd, 23 mars 2020 (MIA) – Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar deklaroi se nëse të gjithë u përmbahen masave, ekspertët kinezë vlerësojnë se Serbisë i duhen 29 ditë që të stabilizohet situata me koronavirisin.

Një grup i ekspertëve kinezë nga e shtuna janë në Serbi për ndihmë në luftën kundër koronavirusit. Lonçar për RTS deklaroi se ekspertët kinezë ishin të kënaqur nga masat e ndërmarra nga ana e Serbisë.

“Ata u njoftuan me situatën tonë dhe do të dalin për disa ditë me pakon e parë të masave të cilat u treguan të mira tek ta”, theksoi Lonçar.

Sipas ministrit, ekspertët kinezë mendojnë se janë të nevojshme 29 ditë, nëse u përmbahen masave aktuale në Serbi, që të ketë situatë në të cilën nuk do të rritet numri i rasteve të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close