BallkanBallkan.Portal

Serbia vendos dënimin për burg të përjetshëm

Serbia do të vendosë dënimin për burg të përjetshëm me mundësi për lirim me kusht pas 25 viteve, deklaroi për "Politikën" Stanko Bejatoviq.

Beograd, 14 mars 2019 (MIA) – Serbia do të vendosë dënimin për burg të përjetshëm me mundësi për lirim me kusht pas 25 viteve, deklaroi për “Politikën” Stanko Bejatoviq.

“Lirimi me kusht do të jetë mundësi, e jo obligim. Ky është standard ndërkombëtar”, shtoi profesori Bejatoviq, i cili është edhe kryetar i Shoqatës serbe për teori dhe praktikë kriminale dhe anëtar i grupit punues për ndryshime në Kodin Penal.

Secili i dënuar me burg të përjetshëm do të mundet pas 25 viteve të kaluar pas hekurave të shkruajë kërkesë, ndërsa Gjykata do të vendosë nëse do të lihet i lirë me kusht të mos e përsërisë veprën penale.

Vendosja e burgut të përjetshëm është rezultat i nevojës për dënim më të ashpër kur bëhet fjalë për ekzekutuesit e veprave më të rënda penale, mes të cilave edhe vrasje të fëmijëve.

Таг
Back to top button
Close
Close