BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Serbia del nga intensiteti i epidemisë, evidentohen 162 raste të reja dhe 5 të vdekur

Serbia deri tani ka evidentuar  7276 persona të infektuar me koronavirus, 139 të vdekur dhe 1063  të shëruar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 23 prill 2020 (MIA) – Serbia deri tani ka evidentuar  7276 persona të infektuar me koronavirus, 139 të vdekur dhe 1063  të shëruar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Në 24 orët e fundit, janë testuar 2688 persona,  prej të cilëve numri  i rasteve pozitive  të virusit vazhdon  të zvogëlohet dhe ai arrin  162 persona, me çka numri i tërësishëm  në Serbi me Kovid-19 është 7276”, deklaroi në konferencën për shtyp  sekretari  i Shëndetësisë Zoran Gojkovski.

Numri i tërësishëm i personave të testuar  duke e përfshirë edhe ditën e sotme  në Serbi arrin 51.324 persona, ndërsa deri tani janë shëruar 1063 pacientë.

Zvogëlohet edhe numri i personave të hospitalizuar  në spitalet Kovid,  ku gjenden 3477 pacientë, si dhe numri i pacientëve  me  pasqyrë klinike të përkeqësuar  të cilët janë vënë në aparat respirator – 96 persona.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja të vdekjes, katër burra dhe një grua, me çka numri i tërësishëm i të vdekurve u rrit në 139 persona, deklaroi Gojkovski.

Në Serbi gjithsej 622 punonjës shëndetësor janë pozitiv me KOVID-19.

Në Serbi ka rreth  gjashtë për qind të infektuar në krahasim me  numrin e testeve, tha epidemiologu  Predrag Kon.

Ai vlerësoi se Serbia ngadalë fillon  të dalë nga intensiteti  i epidemisë, se zvogëlohen situatat e incidenteve dhe se për dy javë  do të kalohet  drejt  zbulimit individual të të sëmurëve.

Në Serbi në fuqi është ndalesa  për lëvizje prej orës 18-05, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se  kjo do të vlejë  edhe këtë fundjavë nga ora 18 të premten deri në orën 05 të hënën. ob/sa/

 

Back to top button
Close
Close