BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Serbi: 207 raste të reja me Kovid-19 dhe pesë të vdekur, zbuten masat restriktive

Në Serbi deri më tani janë evidentuar 7.403 persona të infektuar me koronavirus, 144 të vdekur dhe 1.094 qytetarë të shëruar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 24 prill 2020 (MIA) – Në Serbi deri më tani janë evidentuar 7.403 persona të infektuar me koronavirus, 144 të vdekur dhe 1.094 qytetarë të shëruar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 3.563 persona, nga të cilët numri i rasteve pozitive me virus, për herë të parë paraqet pesë për qind, përkatësisht 207 raste të reja, deklaroi në konferencën qeveritare për shtyp zëvendës drejtoresha e Institutit “Batut”, epidemiologia Daria Kisiq Tepavçeviq.

Numri i përgjithshëm i personave të testuar, përfundimisht me ditën e sotme, në Serbi paraqet 54.887, ndërsa deri më tani janë shëruar 1.094 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të reja të vdekjes, dy burra dhe tri gra, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 144 persona, me vdekshmëri të përgjithshme prej 1,92 për qind.

Në Serbi, gjithsej 622 punonjës shëndetësorë janë pozitivë me virus, me çka, sipas epidemiologëve, në raport me numrin e përgjithshëm të të infektuarve paraqet nën tetë për qind dhe ky është numër relativisht i ulët i të sëmurëve në raport me vendet e tjera.

Siç paralajmëroi shefi i Shtabit të krizës për luftë kundër koronavirusit, epidemiologu Predrag Kon, me vendim të Qeverisë serbe, në fuqi është ndalesa për lëvizje gjatë fundjavës, prej të premtes në orën 18:00 deri të hënën në orën 05:00, ndërsa nga e hëna vazhdon zbutja e masave. ob/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close