BotëBotë.Portal

Seraxh: Negociatat paqësore i “tejkaluan” ngjarjet në terren

Kryeministri i njohur ndërkombëtarisht Fajez al Seraxh deklaroi sot se bisedimet për  vazhdimin e negociatave paqësore i kanë "tejkaluar" ngjarjet në terren me granatimin e vazhdueshëm të fraksioneve lindore të cilët tentojnë ta marrin Tripolin.

Kajro, 19 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri i njohur ndërkombëtarisht Fajez al Seraxh deklaroi sot se bisedimet për  vazhdimin e negociatave paqësore i kanë “tejkaluar” ngjarjet në terren me granatimin e vazhdueshëm të fraksioneve lindore të cilët tentojnë ta marrin Tripolin.

“Së pari duhet të ekzistojë sinjal i fuqishëm nga të gjithë lojtarët ndërkombëtarë të cilët tentojnë të bisedojnë me ne”, deklaroi Seraj në Tripoli.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë pas sulmit në port i ndërpreu negociatat për ndërprerjen e zjarrin nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Në kumtesën e këshillit presidencial të atij vendi theksohet se forcat libiane fuqishëm do të kundërpërgjigjen në çdo sulm në moment adekuat.

Forcat e gjeneralit libian Kalifa Haftar kumtuan se kanë sulmuar një anije turke me armë, kumtoi Armata kombëtare libian (AKL).

Porti në Tripoli ka mbetur i hapur për import të ushqimit dhe nevojave tjera nga momenti ku AKL-ja e filloi fushatën e tyre për pushtimin e Tripolit në prill të vitit të kaluar. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close