BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Senatori amerikan, Mark Braun për herë të parë u bë anëtar i grupit kongresist për Maqedoninë

Senatori republikan, Mark Braun nga Indiana është senatori i parë amerikan i cili u bë anëtar i grupit kongresist për Maqedoninë dhe komunitetin e maqedonasve amerikanë në SHBA, kumtoi sot Diaspora e bashkuar maqedonase (OMD).

Uashington, 9 mars 2020 (MIA) – Senatori republikan, Mark Braun nga Indiana është senatori i parë amerikan i cili u bë anëtar i grupit kongresist për Maqedoninë dhe komunitetin e maqedonasve amerikanë në SHBA, kumtoi sot Diaspora e bashkuar maqedonase (OMD).

Në Indianë jetojnë rreth 75 mijë amerikanë me prejardhje maqedonase, Komuniteti maqedonas atje është me mbi një shekull histori, dhe ka arritur suksese të rëndësishme ekonomike dhe sipërmarrëse, kumtojnë nga OMD.

Braun fitoi vend senati pas zgjedhjeve kongresiste në vitin 2018, dhe shërben në disa komitete si ato për buxhet, për mjedis jetësor dhe punë publike, për ushqim bujqësor dhe pylltari, si dhe në komitetet për shëndetësi dhe arsim, për punë dhe pension të moshës.

Braun ishte anëtar i Dhomës përfaqësuese të Indianës prej vitit 2014 deri në vitin 2017. Në vitin 1981 ai e themeloi dhe punoi si drejtor ekzekutiv i “Mejer distribution”, kompani me seli në qytetin e tij të lindjes Xhasper, Indiana, ku janë të punësuar qindra amerikanë nëpër SHBA.

Bashkëkryesues të grupit janë Brendon Bojl (Pensilvani, demokrat), Debi Dingel (demorkate) dhe Pol Miçel (republikan), që të dy nga Miçigeni. ab/

Back to top button
Close
Close