BiznesBiznes.Portal

Selami: U paguan subvencionet për blegtorët

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami ka bërë të ditur sot se Agjencia ka paguar 354 milion denarë në llogaritë e 12.500 blegtorëve që kanë mirëmbajtur gjedhe, apo më saktë bëhet fjalë për pagesë nën masën “Pagesa direkte për krerë të gjedheve të shënuara”.

Shkup, 17 shkurt 2020 (MIA) – Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami ka bërë të ditur sot se Agjencia ka paguar 354 milion denarë në llogaritë e 12.500 blegtorëve që kanë mirëmbajtur gjedhe, apo më saktë bëhet fjalë për pagesë nën masën “Pagesa direkte për krerë të gjedheve të shënuara”.

“Deri tani, Agjencia ka paguar subvencione për fermerët, kopshtarët, vreshtarët dhe kultivuesit e pemëve. Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural do të vazhdojë të paguajë subvencione në kohë për të gjithë personat që kanë përfituar të drejtë ligjore të përdorin këtë mbështetje financiare”, ka theksuar Selami në postimin në Fejsbuk.

Sipas tij, praktika e pagesës në kohë dhe joselektive të subvencioneve vazhdon.

“Paratë për subvencione bujqësore paguhen në një kohë kur bujqit kanë nevojë për më shumë mjete, pra para fillimit të korrjes së re. Kjo Qeveri, që nga fillimi i mandatit të saj deri më tani, ka paguar rreth 370 milion euro mbështetje financiare për zhvillimin e agro -sektorit”, shton mes tjerash zëvendësdrejtori Selami. fab/

Back to top button
Close
Close