0_Web_AktualePartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Sela i përgjigjet Zaevit dhe Mickoskit: Nëse ju bëni qeveri maqedone, ne bëjmë qeveri shqiptare

Koalicioni “Tash Është Koha" sonte ka mbajtur tubim qendror në Strugë.

Shkup, 4 korrik 2020 (MIA – Koalicioni “Tash Është Koha” sonte ka mbajtur tubim qendror në Strugë.

Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, madje kanë vizituar edhe Labënishtin dhe më pas nga sheshi i Strugës nga vendlindja e tij, Sela u është përgjigjur Zaevit dhe Mickoskit për idenë e tyre për të shkëmbyer deputetë me qëllim të mos kushtëzohen nga shqiptarët për formimin e qeverisë.

“Po dëgjoj që Zaevi dhe Mickoski janë të gatshëm të krijojnë qeveri maqedone, ja ku po ua them shumë qartë dhe hapur, nëse ju krijoni qeveri vetëm me përfaqësues maqedonas ne krijojmë qeverinë tonë shqiptare. Më qartë se kaq s’kam si ju them”, ka deklaruar Sela nga Struga. fab/

Back to top button
Close
Close