0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Sela: Ta sjellim ndryshimin bashkërisht dhe ta zhvillojmë jetën në tokën e të parëve tanë

Motivi ynë kryesor në këto zgjedhje është që ta mbajmë shqiptarin këtu. Kështu ka thënë nga tubimi i Kërçovës, kryetari i ASh, Zijadin Sela. Ai porosit që, koalicioni ASh dhe Alternativë janë për ëndrra, por i për t’i ndërtuar ëndrrat e vërteta, ëndrrat e nënave që i shohin çdo ditë fëmijët e tyre që largohen në ërgatë, për të ndërtuar ëndrrën e shkollave me nxënës e jo klasave bosh, për ëndrrën e jetës dhe plakjes këtu në tokën e të parëve tonë.

Shkup, 9 korrik 2020 (MIA) – Motivi ynë kryesor në këto zgjedhje është që ta mbajmë shqiptarin këtu. Kështu ka thënë nga tubimi i Kërçovës, kryetari i ASh, Zijadin Sela. Ai porosit që, koalicioni ASh dhe Alternativë janë për ëndrra, por i për t’i ndërtuar ëndrrat e vërteta, ëndrrat e nënave që i shohin çdo ditë fëmijët e tyre që largohen në ërgatë, për të ndërtuar ëndrrën e shkollave me nxënës e jo klasave bosh, për ëndrrën e jetës dhe plakjes këtu në tokën e të parëve tonë.

“Ne jemi për shqiptarët, sepse programi dhe platforma jonë në bazë ka çdo shqiptar. Ju gënjejnë vëllezër kur ju thonë se ne do të merremi me shqiptarët sepse, ne e duam ndryshimin për shqiptarët. Motivi ynë kryesor në këto zgjedhje është që ta mbajmë shqiptarin këtu, ta kthejmë shqiptarin që ka ikur sepse sot, ky është akti më i lartë patriotik. Dhe jemi të vetëdijshëm se çdo shqiptar i cili do të largohet nga puna, kjo gjë nuk do të ndodh, ia kemi vrarë shpresën. Përkundrazi, ju do të avancoheni. Ju që keni mbetur për bashkëpunëtor të rinj, vendin e keni për udhëheqës dhe ju do të bëheni pjesë e këtij koalicioni dhe bashkërisht ta sjellim ndryshimin dhe me këtë demokracinë, t’i japim fund monizmit 18 vjeçar, ta kthejmë shpresën dhe ta zhvillojmë jetën këtu në tokën e të parëve tanë”, tha Sela nga Kërçova.

Koalicioni ,,Tash është koha” i udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi sonte kanë qëndruar në Kërçovë të shoqëruar nga bartësi i listës për zonën 5 Syrja Rashidi dhe kandidati nga Kërçova Remzi Mehmedi.

Ziadin Sela ka folur për ofertën politike të koalicionit Aleanca dhe Alternativa si dhe për programin dhe masat që parasheh ky program.

“Ne nuk kemi ardhur asnjëherë në Kërçovë për të ndarë shqiptarët, ne këtu çdo herë kemi ardhur me mesazhin për të bashkuar shqiptarët, si në zgjedhjet komunale po ashtu edhe në ato presidenciale”, theksoi kryetari Sela.

Mes tjerash ai potencoi se Kërçovës së Mefail Zajazit nuk i takon të votojë komunista.

“Të nderuar kërçovarë, nuk i ka hije Kërçovës së Mefail Zajazit që të votojë komunistë dhe bij komunistësh, prandaj ju bëj thirrje të mbështetni Remziun sepse është i juaji, është Kërçovarë me taban e jo si ato tjerët që ju ofrojnë një person që nuk dihet kënd përfaqëson” përfundoi Ziadin Sela. ar/

Back to top button
Close
Close