Partitë politike

Sela dhe Gashi për vizitë në Prishtinë, takim me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti

Me rastin e 2 Korrikut, kur bëhen 30 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, një delegacion i koalicionit “Tash është koha” në përbërje të Ziadin Selës – kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashi – kryetar i Alternativës, qëndroi në Prishtinë dhe realizoi vizitë me Lëvizjen VETËVENDOSJE.

Prishtinë, 2 korrik 2020 (MIA) – Me rastin e 2 Korrikut, kur bëhen 30 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, një delegacion i koalicionit “Tash është koha” në përbërje të Ziadin Selës – kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashi – kryetar i Alternativës, qëndroi në Prishtinë dhe realizoi vizitë me Lëvizjen VETËVENDOSJE.

Ata u pritën nga kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast të dyja palët rikujtuan rëndësinë e Deklaratës së 2 Korrikut dhe vendimin rëndësishëm të delegatëve të asaj kohe për historinë e shtetit të Kosovës.

Në takim, siç informojnë nga koalicioni “Tash është koha” u fol edhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, procesin e vështirë nëpër të cilin po kalon Kosova, por edhe për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, për çka nikoqirët shfaqën interes të veçantë.

Gjatë takimit Albin Kurti i falënderoi dy mysafirët për vizitën dhe u uroi sukses në zgjedhje, duke shpresuar se edhe në Maqedoni do të fryjë era e ndryshimit.

Gashi dhe Sela po ashtu shprehën falënderime për mikpritjen dhe shfaqën gatishmëri që bashkëpunimi mes VV-së dhe koalicionit “Tash është koha” të vazhdojë dhe të thellohet.

Në takim ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

https://wetransfer.com/downloads/8a468cf4d4d120c213c3841e35f3344220200702114131/fba88c?fbclid=IwAR2SO0qtwycDv1CMGSejgzdSUhHEyiwJVtiWmC2iAJ5CqfhOTA_278JeBDY

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close