0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Sela dhe Gashi e zyrtarizuan koalicionin nën sloganin “Një shtet për të gjithë”

- Liderët politikë të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi edhe zyrtarisht e nënshkruan marrëveshjen për koalicion për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Liderët e të dyja partive thanë se slogani i koalicionit të tyre do të jetë "Një shtet për të gjithë". Lideri i Aleancës për Shqiptarët, në fjalimin e tij theksoi se ky është moment i emocioneve, sepse vazhdimisht "ka forca të cilat pa ndërprerje punojnë kundër koalicionit të tyre".

Shkup, 21 shkurt 2020 (MIA) – Liderët politikë të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi edhe zyrtarisht e nënshkruan marrëveshjen për koalicion për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Liderët e të dyja partive thanë se slogani i koalicionit të tyre do të jetë “Një shtet për të gjithë”. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, në fjalimin e tij theksoi se ky është moment i emocioneve, sepse vazhdimisht “ka forca të cilat pa ndërprerje punojnë kundër koalicionit të tyre”.

“Nuk kam dyshim se ky moment i bashkimit për ne si Aleancë për Shqiptarët dhe  Alternativë, se është moment shumë i rëndësishëm. Me këtë hap ne bëjmë hap para drejtë përforcimit dhe rritjes së votës shqiptare. Ky është qëllimi i koalicionit tonë, i cili do të hapërojë sigurt për sjelljen e ndryshimeve më 12 prill, ndryshimin e shumëpritur në shoqërinë shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut. Kur flas për ndryshim mendoj për kthimin e demokracisë që mungon brenda shoqërisë shqiptare. Kështu ne i kuptojmë këto 18 vite, ku si rezultat i zgjedhjeve nuk është ndryshuar partia politike që ka sunduar te shoqëria shqiptare dhe këtij monizmi politik ne bashkë me ju, bashkë me popullin shqiptar do t’i japim fund më 12 prill. Kjo datë nuk duhet të jetë dita e cila do të bëjë që kjo marrëveshje e jona do të duhet të pushojë së ekzistuari, por 12 prilli duhet të jetë dita kur kjo marrëveshje të merr fuqi. Marrëveshja jonë është mbi parimin – shteti për të gjithë”, tha mes tjerash Sela.

E ngjashme ishte edhe deklarata e liderit të Alternativës , Afrim Gashi, i cili theksoi se bashkimi i këtyre dy partive politike nuk ka për qëllim hakmarrje, nuk ka për qëllim gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve ose bashkësive të tjera.

“Jemi këtu për t’ju thënë se pas 12 prillit do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët. Ne do t’u shërbejmë atyre, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Për ne më e rëndësishme dita pas 12 prillit, se sa ditët deri atëherë”, tha Gashi.

Në pyetjen e gazetarëve se me nënshkrimin e këtij akti tashmë nuk ka shpresa për koalicion trepalësh, Sela u përgjigj se ata të cilët ishin për bashkëpunim dhe bashkim që të unifikohet vota e shqiptarëve sot janë këtu dhe ata të cilët u përfshinë të vetëm iu dëshiroi suksese dhe apeloi që të përqendrohen në ndryshimet.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të bënin koalicion dhe me cilat parti shqiptare ose maqedonase para ose pas zgjedhjeve dhe se çka mendon për paralajmërimin për koalicion para zgjedhjeve mes LSDM-së, PDSH-së dhe BESA-s, Sela u përgjigj:”Derisa nuk do të ketë shtet për të gjithë, derisa institucionet e Bashkimit Evropian na thonë se ekziston diskriminim në bazë etnike në Maqedoni, vlerësoj se ende nuk janë krijuar kushte që të kemi koalicione të tilla parazgjedhore. Unë si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, mendoj se nuk do të hymë në koalicione të tilla parazgjedhore.

Gashi informoi se ai do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore 2, përderisa Sela në njësinë zgjedhore 6 dhe shtoi se për ta numrat asnjëherë nuk kanë paraqitur problem. Tha se beson se ata si liderë të partive duhet ta udhëheqin këtë proces të zgjedhjeve, e jo të fshihen nën emra të tjerë.

Sela theksoi se nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk do të ketë deputetë të Aleancës dhe të Alternativës, por do të ketë deputet të popullit që do të kontribuojnë për ndryshime.

Sela përmendi disa prej sferave të cilat i kanë përfshirë në programin e tyre të zgjedhjeve: do të kërkojnë nga vendet e BE-së që në Maqedoninë e Veriut të publikohet Pribe 3 që të vlerësohet zbatimi se deri ku janë rekomandimet nga Pribe 2 dhe të japin rekomandime të reja, do të kërkojnë nga vendet e BE-së që të sillen grupe të ekspertëve dhe të hapen përsëri të gjitha lëndët të cilat kanë lidhje me krim të lartë politik, mjedis jetësor, përfaqësim adekuat juridik në bazë etnike dhe gjinore, për të cilin, ata propozojnë ligj, ofrojnë zgjidhje për zgjidhjen e problemit me shtetësitë…

Në pyetjen e gazetarëve rreth deklaratës së sotme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se nuk ka frikë nga humbja, Sela tha se Ahmeti e di se me fitoren e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të vie barazia, drejtësia dhe mundësitë për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close