EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Sekretarja e përgjithshme e laburistëve ka dhënë dorëheqje

Xheni Formbi sot ka dhënë dorëheqje nga vendi sekretare e përgjithshme e Partisë laburiste. Ajo është një ndër bashkëpunëtoret më të afërta e ish liderit të laburistëve, Xheremi Korbin.

Londër, 4 maj 2020 (MIA) – Xheni Formbi sot ka dhënë dorëheqje nga vendi sekretare e përgjithshme e Partisë laburiste. Ajo është një ndër bashkëpunëtoret më të afërta e ish liderit të laburistëve, Xheremi Korbin.

Ajo potencoi se është paraqitur në këtë vend për të mbështetur Korbin, i cili ka dhënë dorëheqje nga funksioni i liderit pas humbjes në zgjedhjet e dhjetorit në Britaninë e Madhe.

Muajin e kaluar lider i laburistëve është zgjedhur Kir Starmer.

Partia laburiste javën e kaluar ka ngritur hetim pasi në opinion u paraqit raport se sa funksionarët kryesorë të partisë kanë qasje armiqësore ndaj Korbinit. Dyshohet se pas publikimit të raportit qëndron Formbi.

Ajo gjatë dorëheqjes e falënderoi Korbin dhe anëtarët e partisë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close