BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Sekretari amerikan i Shëndetësisë kërkon që Kina të jetë më transparente për koronavirusin e ri

Ministri amerikan i Shëndetësisë, Aleks Azar sot i bëri thirrje Kinës të jetë më e hapur dhe më transparente lidhur me koronavirusin e ri që e kaploi vendin, njëkohësisht duke thënë se kufizimet rrugore duhet të mbeten opsion, lajmëroi DPA.

Uashington, 28 janar 2020 (MIA) – Ministri amerikan i Shëndetësisë, Aleks Azar sot i bëri thirrje Kinës të jetë më e hapur dhe më transparente lidhur me koronavirusin e ri që e kaploi vendin, njëkohësisht duke thënë se kufizimet rrugore duhet të mbeten opsion, lajmëroi DPA.

Azar tha se SHBA-ja i ka ofruar ndihmë Pekinit.

“I bëjmë thirrje Kinës: bashkëpunimi dhe transparenca më e madhe janë hapat më të rëndësishëm që mund t’i ndërmerrni për përgjigje më efikase”, tha Azar në konferencën për shtyp në Uashington.

SHBA-ja tashmë rekomandoi që udhëtarët t’i evitojnë vizitat në Kinë dhe i paralajmërojnë njerëzit në shtëpi të jenë të kujdesshëm.

“Tani nuk ka përhapje të këtij virusi në komunitetet tona”, tha Robert Redfild, shef i Qendrave për kontroll të sëmundjeve, duke shtuar se në SHBA rreziku shëndetësor tani është “i ulët”.

Ai theksoi se nuk ka raste të reja në SHBA. Deri më tani janë konfirmuar pesë raste në atë vend.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu thanë se po përgatiten për nevojën e vaksinimit. ab/

Back to top button
Close
Close