0_Maqedoni.PortalPolitikë

Sekizqok: Midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut ekzistpn mirëkuptim për përforcim të luftës kundër terrorizmit

Lufta kundër strukturave të lëvizjes së predikuesit islamik Fetullah Gylen jashtë vendit do të vazhdojë të jetë njëra ndër pikat primare të agjendës së Turqisë. Deri më tani janë ekstraduar mbi 120 pjesëtarë të kësaj organizate nga më shumë se 20 vende në Turqi, deklaroi sot në konferencë për shtyp ambasadori i Turqisë në Shkup Hasan Mehmet Sekizqok, të organizuar me rastin e festës së Turqisë 15 Korriku - Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar. 

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Lufta kundër strukturave të lëvizjes së predikuesit islamik Fetullah Gylen jashtë vendit do të vazhdojë të jetë njëra ndër pikat primare të agjendës së Turqisë. Deri më tani janë ekstraduar mbi 120 pjesëtarë të kësaj organizate nga më shumë se 20 vende në Turqi, deklaroi sot në konferencë për shtyp ambasadori i Turqisë në Shkup Hasan Mehmet Sekizqok, të organizuar me rastin e festës së Turqisë 15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

“Me vendosmëri do t’i vazhdojmë veprimtaritë kundër strukturave të FETO-s (shkurtesë nga organizata terroriste fetuliste, emër ne të cilin Turqia e emërton lëvizjen e Gylenit) jashtë vendit. Nga kompetentët e vendit  presim përpjekje konkrete në drejtim të çrrënjosjen e ekzistimit të FETO-s në Maqedoninë e Veriut. Mbi të gjitha ekziston mirëkuptim i përbashkët midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të përforcimit të luftës kundër terrorizmit.  Me rëndësi të veçantë është përmes masave të cilat do të ndërmerren që të ndalohen veprimet e strukturave t FETO-s dhe personat e lidhur me FRTO-n në Maqedoninë e Veriut të cilët veprojnë të fshehur nën vellon e institucioneve arsimore, kompanive, shoqatave dhe mediave”, tha ambasadori turk.

Ai informoi se deri më sot pjesërisht apo plotësisht janë ndaluar aktivitetet në shkolla apo kurse për gjuhë lidhur me lëvizjen e Gylenit në 38 vende. Në 20 prej këtyre  vendeve shkollat janë transferuar në Fondacionin Turk MAARIF, i cili ka hapur shkolla të reja në gjithsej 22 vende, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen e gazetarëve deri ku është ekstradimi i 16 personave të cilët kërkohen nga autoritetet në Turqi, ai tha se tani për tani ende nuk ka kurrfarë hapi konkret lidhur me këtë.

Më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi ishte kryer tentim për grusht shtet. Autoritetet turke akuzojnë se pas tentimit për gusht shtet qëndrojnë Gyleni dhe pjesëtarë të lëvizjes së tij të filtruar në Forca të Armatosura të Turqisë. Gjatë tentimit për gusht shtet kanë humbur jetën 251 persona, ndërsa mbi 2.000 janë plagosur. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close