BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Sejko: Goditje më të fuqishme ekonomia do të pësojë në tremujorin e dytë të vitit, rimëkëmbja në vitin 2021

Banka Qendrore e Shqipërisë parashikon që tremujori i dytë i këtij viti do të ketë goditje të fortë mbi ekonominë, për shkak të pandemisë me Kovid-19 dhe izolimit masiv, njofton korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Tiranë, 12 maj 2020 (MIA) – Banka Qendrore e Shqipërisë parashikon që tremujori i dytë i këtij viti do të ketë goditje të fortë mbi ekonominë, për shkak të pandemisë me Kovid-19 dhe izolimit masiv, njofton korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Guvernatori Gent Sejko, në një emision televiziv, tha se në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit, do të ketë rënie të vogël të ekonomisë, ndërsa rimëkëmbja e saj pritet në vitin 2021.

“Ekonomia shqiptare, si në të gjithë botën, është goditur nga Kovid-19. Jo vetëm kërkesa por edhe prodhimi është goditur. Ne parashikojmë që goditja më e fortë për ekonominë shqiptare do të jetë në tremujorin e dytë. Ajo goditje në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 do të ketë rënie ekonomike, jo aq të fuqishme sa në tremujorin e dytë, por rimëkëmbja do të vijë në vitin 2021, me kusht që të mos kemi rikthim të koronavirusit dhe përsëritje të masave të izolimit”, tha Sejko.

Ai pret që, siç thotë, të ketë menaxhim të qetë dhe rihapje të aktivitetit ekonomik gjatë verës. Turizmi, tregon ai, është një nga segmentet kryesore në Shqipëri dhe pret në qershor hapje graduale.

Para krizës së koronavirusit, borxhi publik i vendit ishte 65 për qind nga bruto produkti i brendshëm, dhe guvernatori parashikon rritje të tij, pasi Qeveria detyrohet të marrë kredi.

“Qeveria shqiptare merr kredi nga FMN-ja për të menaxhuar me krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Kjo automatikisht solli rritje të borxhit publik, i cili para pandemisë ishte 65 për qind të BPB-së. Niveli i borxhit do të rritet patjetër, por është e rëndësishme që të kalojmë në këtë kohë krize pa falimentime dhe prishje dhe që të mund të ruajmë stabilitetin financiar dhe monetar të vendit”, deklaroi Sejko.

Sipas tij, në këtë krizë ata detyrohen të kalojnë nga konsolidimi fiskal në një lloj lehtësimi fiskal. Ai është optimist se niveli i borxhit do të bie përsëri nëse ka menaxhim të mirë fiskal. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close