0_Sport,PortalFutboll

Sejdini realizoi takim me Infantinon

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini realizoi takim zyrtar me njeriun e parë të FIFA-s, Xhani Infantino në selinë e kësaj organizate në Cyrih, kumtoi FFM-ja.

Cyrih, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini realizoi takim zyrtar me njeriun e parë të FIFA-s, Xhani Infantino në selinë e kësaj organizate në Cyrih, kumtoi FFM-ja.

“FIFA dhe kryetari Xhani Infantino disa herë deri më tani e kanë shprehur mbështetjen e tyre për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe për këtë fuqishëm besojmë në strategjinë dhe misionin e FIFA-s nën udhëheqjen e infantinos. FFM-ja do të vazhdojë të kontribuojë për idetë, projektet aktuale dhe të ardhshme të FIFA-s të cilat çdoherë drejtohen ndaj zhvillimit të futbollit. Biseduam për futbollin e Maqedonisë dhe projektet të cilat janë të orientuara për zhvillimin e tyre. i potencuam angazhimet tona për përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e bazës së futbollit dhe investimin e vazhdueshëm në akademitë dhe ekipet kombëtare. Kur do të shohim mbrapa, shohim edhe gabime – ku janë njerëzit, çdoherë do të ndodhin edhe gabime, por me rëndësi është të mësojmë prej tyre”, deklaroi Sejdini.

Njeriu i parë i FFM-së është optimist rreth ardhmërisë së futbollit në rajon. fb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close