0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Seancë e re për “TNT” edhe krahas korrespondencave mes avokatëve, Gjykatës dhe Këshillit Gjyqësor

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup për sot është caktuar seancë e re për lëndën "TNT" për prishjen e kompleksit "Kosmos" të biznesmenit Fijat Canoski edhe krahas korrespondencave mes avokatëve, Gjykatës dhe Këshillit Gjyqësor rreth skadimit të mandatit të gjykatëses porot  Liljana Ivanovska Koçovska, e cila është pjesë e këshillit gjyqësor për këtë lëndë.

Shkup, 13 janar 2020 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup për sot është caktuar seancë e re për lëndën “TNT” për prishjen e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski edhe krahas korrespondencave mes avokatëve, Gjykatës dhe Këshillit Gjyqësor rreth skadimit të mandatit të gjykatëses porot  Liljana Ivanovska Koçovska, e cila është pjesë e këshillit gjyqësor për këtë lëndë.

Mbrojtja pret që seanca e sotme të shtyhet, sepse avokati i të akuzuarit Toni Trajkovski, ish-kryetar i Komunës së Gazi Babës, Jovica Strashevski është në pushim. Por, kryetari i Gjykatës, ka vendosur në vendin e tij të emërojë avokat sipas detyrës zyrtare, i cili edhe paraprakisht ka qenë i angazhuar si mbrojtës i të akuzuarit Trajkovski.

Avokati i njërit prej të akuzuarve në “TNT” Merxhan Dauti dje në një kumtesë i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor të mos heshtë. “Gjatë ditës së nesërme, inkurajohuni, mos bini në asnjë presion, kërcënim, shantazh ose premtim. Sillni vendim ligjor në interes të sundimit të së drejtës”, ka thënë Dauti.

Pas serisë së letrave të hapura nga avokatët Jovica Streshevski dhe Merxhan Dauti u përgjigj dhe reagime kanë arritur nga Gjykata Themelore Penale Shkup, Këshilli Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, Shoqata e gjykatësve dhe Oda e avokatëve.

Gjykata Themelore Penale Shkup apeloi deri tek oda e avokatëve, MPB-ja, por edhe Prokuroria të ndërmarrin masa adekuate dhe t’i hulumtojnë elementet e kërcënimeve dhe presioneve të drejtuara ndaj Gjykatës dhe gjykatësit – porot, lidhur me deklaratat e një pjese të avokatëve në lëndën “TNT” më të mos shfaqen në gjykime sepse me këtë do të bëjnë vepër penale.

Këshilli Gjyqësor i RMV-së e dënoi sjelljen e avokatit, Strashevski, sepse siç theksojnë në kumtesë, Strashevski përveç rolit të mbrojtësit, përpiqet ta menaxhojë procedurën në rastin “TNT”, ta ndërmarrë edhe rolin e gjykatësit, në kundërshtim me parimin e qeverisjes së të drejtës, segmenti i të cilit është edhe parimi i ndjekjes në afat të arsyeshëm.

Nga Këshilli gjyqësor informuan se kërkesa e kryetarit të Gjykatës themelore penale Shkup për vazhdimin e mandatit të gjykatësit-porot është vendosur në rend dite të seancës së 328-të të Këshillit Gjyqësor nga 25.12.2019. “Një pjesë e pikave nga rendi i ditës janë shtyrë për më 30.12.2019. Për shkak të mospasjes së kuorumit për vendimmarrje dhe materialet e nevojshme të dorëzohen në inspektim dhe studim tek anëtari i sapozgjedhur i Këshillit, seanca është shtyrë për më 27.01.2020”, shtohet në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor.

Ministria e Drejtësisë me apel deri te bartësit e autorizimeve publike në procedurat gjyqësore-  gjykatësit, avokatët, prokurorët që ta respektojnë ligjin, ndërsa nëse vjen deri në shkeljen e tij – kjo do të sanksionohet.

Avokatët e të akuzuarve në disa seanca për rastin “TNT” i treguan këshillit gjyqësor se mandati i gjykatëses porot Liljana Ivanovska Koçovska ka përfunduar më 24 dhjetor të vitit 2019 dhe se sipas Ligjit për procedurë penale, nëse vjen deri në njëfarë ndryshimi të përbërjes së këshillit gjyqësor, procedura gjyqësore duhet të fillojë nga fillimi.

Megjithatë, procedura vazhdoi dhe janë mbajtur disa seanca edhe pas 24 dhjetorit, ndërsa këshilli gjyqësor, tregoi në faktin se nuk është në kompetencë të tyre të vendosin për ndërprerjen e mandatit të gjykatësit porot dhe se kjo është çështje e Këshillit gjyqësor.

Dënim më të ashpër të sulmeve ndaj pavarësisë së gjyqësisë ka arritur edhe nga Shoqata e gjykatësve, i cili u bën thirrje institucioneve kompetente të ndërmarrin aktivitete konkrete në drejtim të sigurimit të parimit të qeverisjes së të drejtës dhe funksionimit të plotë të shtetit juridik.

Në ndërkohë gjykatësja porot Liljana Ivanovska Koçovska për shkak të kërcënimeve që të mos shfaqet në seancat për “TNT” dha dorëheqje, pas çka mori sigurim.

Në lëndën “TNT” të akuzuar janë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, të punës në Komunën e Gazi Babës, si dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. fb/

Back to top button
Close
Close