Tekste origjinale

Seancë e dytë e rregullt e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e mbajti seancën e dytë të rregullt me shumë pika në rendin e ditës nga programi i vet për punë dhe në dobi të qytetarëve.

Shkup, 8 janar 2020 (MIA) – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e mbajti seancën e dytë të rregullt me shumë pika në rendin e ditës nga programi i vet për punë dhe në dobi të qytetarëve.

Në këtë seancë, thuhet në kumtesë, Qeveria solli vendim për miratim të mjeteve nga rezervave të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në vlerë prej 6.000.000.00 denarëve për ndarjen e ndihmës për të prekurit nga zjarret të cilat e përfshinë Australinë, e cila konsiderohet si e sjell në këtë seancë të Qeverisë.

Në funksion të punës së rregullt, në pajtim me obligimet ligjore për sjelljen e programeve për punë në fillim të çdo viti kalendarik, në seancën e sotme janë shqyrtuar dhe miratuar programe për punën e shumë ministrive, ndërmarrjeve publike, agjencive dhe shoqatave aksionare në pronësi të shtetit.

Qeveria sot e miratoi Propozim-programin për zhvillim të turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, si dhe programin vjetor për financim të përpunimit të planeve urbanistike, planeve të rregullimit të planeve të përgjithshme urbanistike, dokumentimin – planor urbanistik dhe dokumentimin projektues – urbanistik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin vijues.

Në propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në seancë është miratuar edhe Programi për mbrojtje të natyrës për vitin 2020, si dhe Programi për zhvillim të barabartë rajonal për këtë vit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Në pajtim me obligimet ligjore për sjelljen e programeve për punë në fillim të çdo viti kalendarik, në seancën e sotme, në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, janë miratuar Programi vjetor kombëtar për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, Programi “Shëndet për të gjithë” për vitin vijues, Programi për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje dhe Programi për transplantim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. fb/

Back to top button
Close
Close